...
HomeHISTORIHistoria e rrallë/ Jani Kaçi: Ja çfarë më ndodhi para ndeshjes Vllaznia-...

Historia e rrallë/ Jani Kaçi: Ja çfarë më ndodhi para ndeshjes Vllaznia- Austria e Vjenës

Ne Shkoder por edhe me gjere nuk ka njeri qe nuk e permend fitoren 2-0 te Vllaznise ndaj Austrise se Vjenes ne vitin 1978, ndeshje kjo e vlefshme per Ligen e Kampioneve.

Pjese e skuadres shkodrane ne kete ndeshje ka qene edhe portieri i njohur korçar Jani Kaçi. Ky i fundit gjate emisionit “60 minuta ne fushen time” ne Radio Tirana me gazetarin Ervin Baku ka zbuluar edhe nje ndodhi te rralle qe i ka ndodhur pikerisht para ndeshjes me austriaket.

Ka qene vete gazetari Baku qe e ka zbardhur rrefimin e portierit korçar duke shkruar: |Dhe një ndodhi e rrallë, një kuriozitet fantastik… E treguar për herë të parë. Behët fjalë për ndeshjen Vllaznia – Austria Vjenës 2-0 (13 shtator 1978).

Shkodranët e kishin marrë Jani Kaçin si përforcim. Vllaznia ishte grumbulluar në Shirokë. Një ditë para ndeshjes, shkon ta takojë portieri i mirënjohur Paulin Ndoja. Një mik shumë i mirë i tij. Ndoja e sfidon të bëjnë një xhiro me motorr. Kaçi nuk e kishte provuar kurrë të merrte dhe t’i jepte motorrit. E pranon sfidën. Merr motorrin.

Ndoja mbrapa, pasagjer. Ecin rreth 1 km dhe bien të dy në liqenin e Shkodrës. Lajmi përhapet me shpejtësi. Frikë, panik… Por gjithçka pati një fund të lumtur… Të nesërmen, Jani Kaçi mbrojti me siguri të plotë portën shkodrane”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.