Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE‘Elbasan Arena’ një ‘mallkim’, Vllaznia gjithmonë nën faktorin ‘X’

‘Elbasan Arena’ një ‘mallkim’, Vllaznia gjithmonë nën faktorin ‘X’

Sërish ndeshje në “Elbasan Arena” dhe sërish barazim për Vllazninë. Shkodranët u ndalën në një barazim 0-0 as 3 fitoreve rradhazi kundër Dinamos.

Si blutë e kryeqytetit ashtu edhe kuqeblutë shkodranë e ndanë në “paqe” takimin e javës së 14-të. Por ky ishte barazimi i tretë këtë sezon për Vllazninë në këtë stadium.

Këtu numërohet ndeshja kundër Partizanit. Ndeshja luhej në “Elbasan Arena”. Takimi do përfundonte në shifrat 1-1. Në fillim shënonte Vllaznia me anë të Da Silvas që më pas do barazohej nga Rrapaj. E njëjta gjë do ndodhte edhe në ndeshjen kundër Teutës.

Sërish në “Elbasan Arena” dhe sërish në shifrat 1-1. Kësaj rradhe në avantazh kalonin durrsakët me anë të Giorgiev që më pas do arrihej nga Latifi. E njëjta gjë edhe mbrëmë, por kësaj rradhe me shifrat e bardha 0-0.

Duket se ky stadium është “i mallkuar” për Vllazninë. Çdo ndeshje këtë sezon është mbyllur nën shenjën “X”, e po ashtu edhe një humbje 0-3 kundër Teutës këtë edicion për ndeshjen e Superkupës.

Ky impiant nuk duket fatsjellës për shkodranët që nuk arrijnë të marrin një 3 pikësh gjatë këtij edicioni në 3 ndeshje të zhvilluara.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments