I ka mjaftuar nje vit ne kampionatin maqedonas dhe sulmuesi shkodran eshte prane rikthimit ne Superligen shqiptare. Ai duket se ka shkeputur maredheniet me ekipin e Shkendijes se Tetoves dhe tashme eshte vene ne kerkim te nje ekipi tjeter.
Sulmuesi 23 vjeçar gjate ketyre diteve ndodhet ne Shkoder dhe e ka shfrytezuar kete gje duke zhvilluar stervitje individuale nen drejtimin e trajnerit Ergi Borshi.
Hebaj ne fazen e pare te kampionatit maqedonas nuk ka gjetur shume hapesira aktivizimi me ardhjen e trajnerit te ri dhe kjo gje e ka detyruar ate te kerkoje largimin nga Shkendia.
Menaxheri i tij po sheh te githe opsionet e mundshme por gjasat me te medha jane qe ai te rikthehet serish te luaje ne kampionatin shqiptar. Kuptohet qe shume prej ekipeve kane nevoje per talentin e tij, megjithate duhet pare se ku do te perfundoje aI./SHKODRA-SPORT.COM/


