HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo 'mbyt' Skendërbeun në miqësore, Mihana i jep fitoren

Dinamo ‘mbyt’ Skendërbeun në miqësore, Mihana i jep fitoren

Kur jemi vetëm 1 javë larg rifillimit të Abissnet Superiore, skuadrat po zhvillojnë miqësore për të mbajtur në formë lojtarët e tyre.

Dinamo dhe Skëndërbeu kanë zhvilluar ditën e sotme mes tyre një ndeshje miqësore, sfidë e luajtur në “Tropikal” dhe që pa fituese skuadrën e Bledi Shkëmbit, me gol të shënuar nga Redon Mihana, 1-0.

Të dyja skuadrat shfrytëzuar në maksimum këtë ndeshje, teksa u është dhënë hapsirë lojtarëve të rinj të afruar në merkato.

Te blutë kishte disa minuta edhe për Sabien Lilaj, ndërsa në pankinë është parë edhe Bledar Devolli i cili do të jetë pjesë e stadit të kryeqytetasve si ndihmës i teknikut Shkëmbi.

Ndërsa nga krahu tjetër, trajneri Migen Memelli, përveç Erlis Frashërit dhe Klodian Gino, iu dha mundësinë edhe disa lojtarëve të cilët janë në provë te korçarët.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments