HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE3 lojtarë të dëmtuar dhe shumë dilema për Memellin, Skënderbeu 'i sakatuar'...

3 lojtarë të dëmtuar dhe shumë dilema për Memellin, Skënderbeu ‘i sakatuar’ në fundjavë

Skënderbeu vazhdon përgatitjet për ndeshjen e kampionatit ndaj Kukësit, e programuar të luhet me 23 janar në orën 16.45 në transfertë. Situata për trajnerin Migen Memelli nuk është aspak e mirë, kjo për shkak edhe të dëmtimeve. 3 futbollistë janë të dëmtuar, teknikut Memelli dhe stafit do iu duhet të vlerësojë gjendjen e tyre.

Bëhet fjalë për Vitijën, Berishën dhe Uerdi Marën. Berisha duket më afër rikthimit, sakaq dëmtimi në kavilje i Vitijës bën që mungesa e tij të jetë 100 përqind e sigurt ndaj kuksianëve.

Sa i përket 22 vjeçarit Mara, nuk mund të thuhet asgjë për momentin, pasi dhimbjet e forta në muskujt e barkut mund t’i përsëriten (la fushën e lojës ndaj Laçit për këtë motiv).

Skënderbeu renditet në vendin e tetë të rënditjes. Korçarët pas 16 ndeshjesh kanë 16 pikë dhe synojnë që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur nga zona e kuqe./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments