HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARESulm ‘shterpë’ dhe mbrojtje ‘e hekurt’, statistikat unike të ekipit të Elvin...

Sulm ‘shterpë’ dhe mbrojtje ‘e hekurt’, statistikat unike të ekipit të Elvin Beqirit

Tërbuni po bën një kampionat me ulje-ngritje në Kategorinë e Parë. Nëse shikojmë statistikat, repartet e pukjanëve janë shumë të ndryshëm në cilësi.

Mbrojtja duket se funksionon për mrekulli. Kjo skuadër ka pësuar vetëm 7 gola deri më tani, në 17 ndeshje. Shifra të kënaqshme këto dhe mund të themi me plot gojën se prapavija e tyre është një nga më të mirat në kampionat.

Ndryshojnë gjërat kur flasim për sulmin. Ofensiva nuk po tregon as cilësi, as saktësi, pasi golat e realizuar deri më tani janë vetëm 10.Tërbuni renditet në vendin e shtatë me 25 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e Burrelit.

Statistikat:

Gola të shënuar: 10

Gola të pësuar: 7

Ndeshje: 17

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments