Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia publikon çmimet, ja kur dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër...

Vllaznia publikon çmimet, ja kur dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër Laçit

Vllaznia do të luajë ditën e shtunë sfidën e javës së 28-të të Superligës. Skuadra shkodrane pret në shtëpi Laçin dhe pas disa rezultateve negative kërkojnë me çdo kusht rikthimin te fitoret.

Për këtë takim, Vllaznia kërkon mbështetjen e tifozëve pasi në sfidat e fundit, interesi ka qenë i vogël dhe ditën e sotme klubi ka bërë ditur çmimet e biletave.

Në tribunën C një biletë kushton 200 lekë, në tribunat D1, D2, D3, D4, një biletë kushton 500 lekë, në tribunat A dhe B, bileta kushton 1000 lekë, ndërsa në tribunën Vip, bileta kushton 1500 lekë.

Shitja e biletave për sfidën ndaj Laçit do të nisë nga dita e nesërme dhe do të blihen në bileratinë e stadiumit “Loro Boriçi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments