Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLStarova: Interi mori Asllanin për dy lekë, te Shqipëria është rezervë e...

Starova: Interi mori Asllanin për dy lekë, te Shqipëria është rezervë e Gjasulës

Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se Interi bleu Kristjan Asllanin, por ky i fundit është një rezervë e Klaus Gjasulës.

Starova u shpreh se te Shqipëria duhet të pritet të rriten lojtarët, pasi sipas tij, futbollistët kryesorë janë të rinj.

Interi e ka blerë me dy lekë Asllanin, këtu ai është rezervë e Gjasulës. Është akoma rezervë e Gjasulës, për të ardhmen të shohim.

Çfarë na mungon te ekipi ne? Kemi shumë lojtarë, por në 11-she kemi probleme. Ne nuk bëjmë dot një formacion titullarësh. Me Estoninë, Hoxhallari luajti mirë, por duhet test më i madh. Na duhet një lojtar i majtë.

Ne po presim të rritet Broja dhe të bëhet Messi apo Ronaldo. Presim Uzunin të rritet. Lojtarët kryesorë, i presim të rriten. Ne presim të rriten ato dhe të bëjnë diferencën, nuk do i rrisim ne. Ata rriten atje ku janë. Broja nuk lëviz me nga formacioni titullar. Këtu do e kemi gjithmonë.

Kemi një skuadër në rritje, por nuk duhet ta godasim psikologjikisht. Kemi Gjimshitin, që te Atalanta bën shumë mirë, ndërsa këtu gabon vazhdimisht. Hysajn duhet ta mbrojmë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments