Shakhtyor Soligorsk ka prezantuar afrimin e dytë nga Abissnet Superiore. Pas firmës me Ardit Krymin, i cili erdhi me parametra zero nga Vllaznia, klubi bjellorus ka zyrtarizuar edhe akordin me Victor Feijaon.
Sulmuesi brazilian ishte pjesë e Kukësit në sezonin e fundit, të cilin e mbylli me gjashtë gola të shënuar dhe katër asiste të dhuruara për shokët e skuadrës.
Siç lajmëroi Supersport, 25-vjeçari latin ka kaluar te Shakhtyor Soligorsk në huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që në arkat e Kukësit kanë shkuar për momentin 50 mijë euro.
Te dy keta lojtare pritet te debutojne diten e diele me skuadren e tyre te re. Nje aventure qe ata presin te jete e suksesshme sepse do te luajne me skuadren kampione te Bjellorusise.


