...
HomeKRYESOREChelsea arrin marrëveshjen me Barçën, fjala e fundit për holandezin

Chelsea arrin marrëveshjen me Barçën, fjala e fundit për holandezin

E ardhmja e Frenkie de Jong, ende në ajër. Ndërsa mesfushori holandez mbetet i vendosur në vendimin e tij për të vazhduar te Barça dhe për të përmbushur kontratën e tij, klubi katalan po punon kundër kohës për të përmbushur kushtet e “fair-play”-it financiar të La Liga-s (duhet të regjistrojë prurjet e reja).

Klubi i Barcelonës vazhdon të negociojë për shitjen e disa lojtarëve. Një prej tyre është Memphis Depay, i cili mund të largohet nga klubi për të nënshkruar me Juventusin, ndërsa në Angli, gazeta “The Times” shkruan se Barça është shumë afër arritjes së marrëveshjes me Chelsea-n për transferimin e holandezit në “Stamford Bridge”. Chelsea po pret që De Jong të ndajë mendjen.

Mesfushori e hodhi poshtë marrëveshjen që Barça kishte me Manchester United për të luajtur në “Old Trafford”.

Klubi i Barcelonës do të merrte afër 85 milionë euro, duke përfshirë variablat. Por me Chelsea-n ndryshon puna, sepse luan në Champions League.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.