...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJava e 3-të e Superligës mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit

Java e 3-të e Superligës mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit

Kategoria Superiore do të mbyllë javën e tretë me dy sfida interesante ditën e sotme.Në orën 15:00, në stadiumin “Adush Muça” do të zhvillohet sfida Bylis-Partizani.

Ballshiotët e Arian Bellait vijnë në këtë takim pas dy rezultateve pozitive, fitores ndaj Kastriotit dhe barazimin kundër Teutës.Ndërsa Partizani i Xhovani Kolelës vjen në këtë duel pas dy fitoreve, ndaj Egnatias dhe Laçit.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet ndeshja Laçi-Egnatia.Kurbinasit e Vukiçeviç vijnë pas një fitore dhe një humbje, respektivisht ndaj Teutës dhe Partizanit.

Ndërsa rrogozhinasit e Edlir Tetovës nuk kanë marrë asnjë pikë deri tani në këtë sezon pasi janë mundur kundër dy ekipeve kryeqytetase, Partizanit dhe Tiranës.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

LAÇI- EGNATIA 15:00

BYLIS- PARTIZANI 15:00

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.