Diten e djeshme ka startuar kampionati i kategorise se pare i cili pritet qe sivjet te jete shume interesant dhe per me teper ai ka nisur me surpriza qe ne ndeshjet e para te tij duke treguar se do te kemi nje gare te forte nga java ne jave.

Pjese e ketij kampionati jane edhe disa futbolliste shkodrane te cilet jane te federuar me ekipe te ndryshme. 11 prej tyre ne ndeshjet e djeshme kane qene titullar ne fushen e lojes, nje ka hyre si zevendesues ne pjesen e dyte dhe nje tjeter ka qene i gatshem ne pankine por pa luajtur asnje minute.

Keshtu, Denis Pjeshka ka luajtur per 90 minuta si titullar per Flamurtarin ne ndeshjen ndaj Luzit, ndersa Olsi Gocaj eshte aktivizuar ne minuten e 59-te ne vend te Nezirit, por te dy shkodranet nuk kane mundur dot te shmangin humbjen e vlonjateve ne ndeshjen ndaj Luzit (1-2).

Shkodrani Serjan Repaj ka luajtur per 90 minuta dhe njekohesisht eshte ndeshkuar me karton te verdhe duke kontribuar ne barazimin 0-0 te Apolonise te arritur ne transferte ndaj Korabit te Peshkopise.

Tek Beselidhja kane qene tre futbolliste shkodrane titullare nga minuta e pare. Klejdi Dibra qe mban dhe shiritin e kapitenit ka qene ne fushe per 90 minuta e po ashtu edhe Samet Hepaj e Arlendo Dodani. Lezhjanet moren barazim 0-0 ne transferte ndaj Turbines.

Numrin me te madh te futbollisteve shkodrane te aktivizuar e ka patur Terbuni i Pukes. Ne ndeshjen e djeshme ndaj Skenderbeut (1-1), kane luajtur plot 4 futbolliste shkodrane. Keshtu, Ildi Xhakaj ka luajtur 89 minuta dhe eshte ndeshkuar me karton te verdhe, Samet Ruqi dhe Alsid Tafili kane luajtur nga 90 minuta te plota, ndersa Anderson Filipi ka luajtur 89 minuta. Shkodrani tjeter Serdar Zagani ka qene ne pankine por nuk eshte aktivizuar asnje minute nga trajneri Alcani.

Shkodrane ka patur edhe ne kampin kundershtar te pukjaneve, ate te Skenderbeut. Mbrojtesi Dritmir Beci ka luajtur 90 minuta, ndersa sulmuesi Belajdi Pusi ka luajtur 83 minuta dhe me pas eshte zevendesuar nga nje tjeter shkodran qe luan per korçaret, Uendi Vecaj./SHKODRA-SPORT.COM/