Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDuelet shtëpiake, Vllaznia është ekipi me performancën më të mirë në Superiore

Duelet shtëpiake, Vllaznia është ekipi me performancën më të mirë në Superiore

Vllaznia nesër në orën 16:00 do zbresë në fushën e lojës në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Kuqeblutë do kenë përballë Laçin në një duel që i sheh për herë të parë shkodranët në shtëpinë e tyre për vitin 2023. Kjo pasi dy duelet e para të këtij edicioni, kuqeblutë i kanë zhvilluar në transfertë.

Ku ishte ndeshja e Superiores kundër Partizanit, të cilën të besuarit e Joses e fituan me rezultatin 1-2 në Tiranë dhe po ashtu transferta në Ballsh për kupën. Një takim që po ashtu u fitua nga Vllaznia me shifrat 0-2 përballë Bylis. Dy rezultate që tregojnë për një formë shumë të mirë të ekipit në këtë fillim viti.

Por ndeshjet shtëpiake kanë qenë me të vërtetë pika e fortë e Vllaznisë në këtë sezon. Kjo pasi kuqeblutë në ‘Loro Boriç’ kanë qenë me të vërtetë goxha mirë. Pavarësisht se ndonjë rezultat mund të ketë qenë i padëshiruar. Kështu skuadra ka grumbulluar 13 pikë në 7 ndeshjet e zhvilluara në Shkodër.

Duke marrë kështu 4 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Ku nga disfatat përveç asaj që është pësuar ndaj Partizanit, djeg edhe humbja ndaj Egnatias. E po ashtu edhe barazimi 2-2 ndaj Erzenit, ku skuadra po fitonte 2-0 deri 15 minuta nga fundi.

Por megjithatë, Vllaznia vijon të jetë ekipi me performacën me të mirë këtë sezon në ndeshjet shtëpiake. E një traditë të tillë do kërkojë që ta vijojë edhe nesër në duelin kundër Laçit, që është shumë i rëndësishëm për të krijuar një vazhdimësi në rezultate.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments