HomeKRYESORERrezikohet përjashtimi nga Champions League, UEFA tremb Barcelonën

Rrezikohet përjashtimi nga Champions League, UEFA tremb Barcelonën

Çështja Negreira pritet t’i shkaktojë pasojë të rënda Barcelonës. Klubi katalanas rrezikon pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të Champions League.

El Confidencial është e bindur që klubi historik spanjoll mund të përjashtohet nga turneu më i rëndësishëm për klube nga UEFA.

Organi më i lartë i futbollit europian, po merr në shqyrtim idenë që Barcelona të mos jetë pjesë e Champions League për sezonin 2023/2024.

Gjithçka varet nga shtrirja e sanksioneve sportive, rrjedhimisht edhe atyre ekonomike. Ish-arbitri profesionist spanjoll, Enriquez Negreira, ka përfunduar nën hetim për pagesa prej më shumë se 1.4 milionë eurosh nga drejtuesit katalanas.

UEFA i ka dërguar tashmë RFEF-së (Federata Spanjolle e Fuytbollit) një kërkesë për sqarim në lidhje me hetimet e kryera. Nëse është shkelur neni 12, ai që detyron anëtarët e UEFA-s “të përmbahen nga çdo sjellje që dëmton ose mund të dëmtojë integritetin e ndeshjeve dhe garave” Barça do të rrezikonte seriozisht të përjashtohej nga Champions League.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments