HomeBOKSBriget Seitaj dhe 'BS Boxing' ia dalin sërish, organizojnë një tjetër aktivitet...

Briget Seitaj dhe ‘BS Boxing’ ia dalin sërish, organizojnë një tjetër aktivitet në Shkodër

Brenda pak muajsh, per te dyten here rradhazi ne Shkoder eshte zhvilluar nje aktivitet i boksit profesionist. Ky i djeshmi mbase ka qene disi i paplanifikuar per t’u zhvilluar ne keto momente, por drejtuesit e Federates Boterore e kane kerkuar me ngulm dhe si rrjedhoje çdo gje eshte bere brenda nje kohe te shkurter.

Kuptohet qe mund te mos kete qene organizimi me i mire i mundshem, por gjithsesi e deleguara e Federates Boterore te boksit profesionist, e ka vleresuar me nota shume pozitive ate.

Meriten kryesore per gjithçka ndodhi sigurisht qe e ka promotori Briget Seitaj dhe kompania e tij “BS Boxing USA” e cila e mbeshteti edhe kete aktivitet nga ana financiare.

Njeriu qe prej disa kohesh eshte vene ne krahun e djathte te boksierit Nelson Hysa, e ka nderuar serish edhe dje ate dhe te gjithe organizatoret duke bere qe gjithçka te shkoje ashtu si duhet. Dhe te organizosh ne fakt nje aktivitet te tille nuk eshte e lehte.

Mbulimi i anes financiare te boksiereve qe do te vijne ne Shqiperi si dhe pagesa e tyre, padyshim qe marrin nje kosto jo te vogel por Briget Seitaj edhe njehere tjeter ka treguar vleren e tij humane dhe njerezore duke mundesua gjithçka.

Padyshim qe boksi dhe sporti shqiptar ne teresi kane nevoje per te tille njerez te cilet mbi te gjithe kane zemren e madhe dhe si rrjedhoje te gjithe ne duhet t’i vleresojme ato.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments