HomeKRYESOREShkodrani Ermal Ymeri shkëlqen në turneun më të madh në Botë të...

Shkodrani Ermal Ymeri shkëlqen në turneun më të madh në Botë të moshave

Futbollisti me origjine nga Shkodra Ermal Ymeri shkelqen serish ne Suedi dhe tregon se eshte nje element qe premton shume per te ardhmen. Per kete arsye, sektori i ekipeve kombetare prane Federates Shqiptare te Futbollit duhet te shpejtoje per ta bere pjese te familjes kuqezi.

Ditet e fundit ne Suedi eshte zhvilluar turneu me i madh ne Bote, ai i quajtur “Gothia World Cup”, me pjesmarrjen e 157 ekipeve nga mbare rruzulli tokesor

Ne kete turne ka marre pjese edhe ekipi ku luan futbollisti shkodran, pikerisht Bromma Pojkarna, i cili u rendit ne vendin e trete duke merituar medaljet e bronzta pas 7 fitoresh dhe 1 humbje te vetme. Dhe nje merite te padiskutueshme ne kete sukses ka patur padyshim edhe Ermal Ymeri.

Ne 8 ndeshjet e luajtura, ai ndonese nuk eshte sulmues i mirefillte por fantazist, Ermali ka arritur te shenoje 6 gola dhe te dhuroje 5 asiste. Me keto shifra ai eshte vleresuar edhe si golashenuesi me i mire per ekipin e tij ne kete turne.

Me paraqitjet e tij ne kete aktivitet te rendesishem nderkombetar, mesfushori shkodran ka fituar vemendjen e shume specialisteve dhe skauteve te pranishem dhe me siguri qe e ardhmja e tij ne futboll do te jete e ndritur sepse kemi te bejme me nje talent te lindur.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments