HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBujari Hajdari prishi kontratën me Vllazninë. Sulmuesi shumë pranë firmës në Kosovë

Bujari Hajdari prishi kontratën me Vllazninë. Sulmuesi shumë pranë firmës në Kosovë

Bujar Hajdari vetëm pas një muaji qëndrim te Vllaznia e Shkodrës, ka vendosur të prish kontratën, pasi i njëjti nuk arriti të ambientohej te skuadra shkodrane.

Përveç këtij fakti, ai hasi edhe në disa mosmarrëveshje me drejtuesit e Vllaznisë, me ç’rast vendosi që të largohet nga skuadra e njohur shqiptare.

Ai me Vllazninë luajti në disa nga ndeshjet miqëosre, ndërsa gjithashtu luajti edhe në ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës kundër skuadrës irlandeze të Linfield.

Ndërkohë burime të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se shkupjani 20-vjeçar karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Kosovës, te skuadra e Malishevës.

Nëse gjithçka do të jetë në rregull edhe me vizitat mjekësore, por edhe dokumentacionin e duhur, Hajdari së shpejti pritet të veshë fanellën skuadrës kosovare të Malishevës, që në Superligë startoi me një fitore të madhe 1:0 në transfertê te Dukagjini.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments