HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë nga skuadrat më të mira në shtëpi, Vllaznia kërkon vazhdimësinë ndaj...

Një nga skuadrat më të mira në shtëpi, Vllaznia kërkon vazhdimësinë ndaj Egnatias

Nga Endri ÇINARI

Vllaznia arriti një fitore shumë të rëndësishme në javën e 14-të të Superiores. Shkodranët mposhtën në transfertë ekipin e Teutës. Një sukses që mungonte prej 4 javësh për skuadrën e drejtuar tashmë nga Qatip Osmani. Fitorja në Durrës ishte e dyta për shkodranët në këtë edicon jashtë fushe.

Fitorja tjetër e arritur në transfertë këtë edicion, ka qenë ndeshja 0-2 ndaj Skënderbeut. Madje në të dy takimet, Vllaznia ka mundur ta mbajë portën e paprekur. Duke treguar një lloj sigurie në këto fitore. E patjetër kuqeblutë duan që këtë sukses të fundit në Durrës, ta vijojnë me rezultate të tjera pozitive.

E dueli i rradhës nuk është aspak i thjeshtë sepse do jetë sërish jashtë Shkodrës dhe kundër Egnatias. Aty ku rrogozhinasit janë ekipi i dytë më i mirë në kampionat përsa i përket ndeshjeve shtëpiake. Ekipi i Tetovës ka grumbulluar 13 pikë në ndeshjet si pritës, ku më mirë se ta ka bërë vetëm Partizani me 14 pikë të grumbulluara.

Megjithatë me fitoren e fundit duket se besimi është kthyer në rradhët e Vllaznisë. E me patjetër në Rrogozhinë do kërkohet vijimësia e rezultateve pozitive. Ku edhe mbështetja e tifozëve shkodanë nuk do mungojë në këtë javë. E cila me patjetër do jetë një motivim akoma më tepër për futbollistët kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments