HomeKRYESOREMomente paniku për Brojën, sulmuesi shqiptar gjakoset pas përplasjes me kundërshtarin

Momente paniku për Brojën, sulmuesi shqiptar gjakoset pas përplasjes me kundërshtarin

Çelsi mori një fitore sakrifice ndaj Brajtonit me rezultatin 3-2, pasi luajti me 10 lojtarë që nga pjesa e parë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja e nisi nga stoli këtë takim dhe hyri në fushë në minutën e 81-të, duke zëvendësuar Mudrik.

Në minutën e 93-të Broja pësoi një dëmtim që në pamje të parë u duk i frikshëm. Gjatë një dyluftimi ajror, sulmuesi shqiptar bie keq duke u shtrirë më pas në fushë. Gjyqtari i ndeshjes e ndërpreu menjëherë ndeshjen për t’i ardhur në ndihmë Brojës.

Lojtari veç rënies së keqe, pësoi edhe gjakderdhje nga hundët. Broja kërkoi të vazhdonte lojën duke e pastruar gjakun me dorë, por gjyqtari i dha urdhër që të dilte nga fusha për të marrë ndihmën e specializuar, ndonëse sulmuesi insistoi.

VIDEO

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments