Partizani do të vazhdojë me trajner të ri pas derbit. Sipas mediace Mladen Milinkoviç është thuajse i larguar duke përforcuar lajmin e mëparshëm, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.
Trajneri 57-vjeçar u rikthye në Shqipëri me kujtimet e Luftëtarit dhe Kukësit. Te Partizani asgjë nuk shkoi siç ishte planifikuar.
Pas gjashtë javësh, Partizani mban vendin e parafundit në renditje. Janë katër humbje radhazi, që kanë ndikuar në prishjen e projektit të nisur në gusht.
Ish-drejtori Abilaliaj dha dorëheqjen fill pas derbit me Tiranën, ndërsa u regjistrua humbje 0 me 3. Zyrtarizimi i radhës duket të jetë çështje kohe për Milinkoviçin.


