Andorra ka marrë pikën e parë në këto kualifikuese në grupin K për Kupën e Botës 2026, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në sfidën e luajtur në Riga, Letonia dhe Andorra u ndanë në barazim 2-2.
Andorra gjeti e para avantazhin me Moises San Nicolas në minutën e 33-të, vendasit barazuan shifrat brenda pjesës së parë, me Zelenkovs në minutën e 41-të.
Në minutën e 55-të, Gutkovskis kaloi vendasit në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë. Andorra barazoi shifrat me Ian Oliviera në minutën e 78-të.
Pas këtij barazimi, Andorra merr pikën e parë pas 6 ndeshjesh, ndërsa Letonia me dy pikët e humbura sot i ka dhënë fund çdo shprese të mundshme për vendin e dytë. Letonia renditet në vendin e katërt me 5 pikë, pas 6 ndeshjes.
Në orën 20:45, luhet Serbi-Shqipëri në Leskovac, ndërsa Anglia e ka pushim.