Rrëzimi nga Gjykata Provinciale e Madridit ka sjellë pështjelim në projektin e Superligës. Në bazë të apeleve të UEFA-s, RFEF-së dhe LaLigës në lidhje me vendimin e ratifikuar në maj 2024 nga gjyqtari kryesues i Gjykatës Tregtare 17 të Madridit në lidhje me abuzimin me pozicionin dominues nga UEFA dhe FIFA, e ka festuar Real Madridi nëpërmjet një deklarate.

Reali i Madridit, i cili është prej arkitektëve të Superligës, po shqyrton ngritjen e një padie për një shumë miliona eurosh kundër UEFA-s për “dëmet e konsiderueshme të pësuara”.

“Reali i Madridit mirëpret faktin që Gjykata Provinciale e Madridit ka rrëzuar ankesat e paraqitura nga UEFA, RFEF dhe LALIGA, duke konfirmuar se UEFA, në çështjen e Superligës, shkeli rëndë rregullat e konkurrencës së lirë të Bashkimit Evropian në përputhje me vendimin e GJED-së duke abuzuar me pozicionin e saj dominues.

Ky vendim hap rrugën për të kërkuar dëmshpërblim të konsiderueshëm për dëmet e pësuara nga klubi. UEFA nga ana e saj deklaroi se vendimi i Gjykatës Provinciale të Madridit i shpallur të mërkurën “nuk e vërteton projektin e braktisur të Superligës të shpallur në vitin 2021, as nuk i dëmton rregullat aktuale të autorizimit të UEFA-s, të miratuara në vitin 2022 dhe të përditësuara në vitin 2024, të cilat mbeten plotësisht në fuqi”.

Organizata vuri në dukje se kjo vjen pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë të rëndësishme këtë muaj duke përsëritur në mënyrë të qartë kundërshtimin e tij ndaj “garave separatiste “, pasi ato “rrezikojnë të gjithë ekosistemin sportiv”.

“Ky vendim nuk e vërteton projektin e Superligës të braktisur në vitin 2021, dhe nuk i dëmton rregullat aktuale të autorizimit të UEFA-s, të cilat mbeten plotësisht në fuqi. Këto rregulla sigurojnë që çdo garë ndërkufitare të vlerësohet bazuar në kritere objektive, transparente, jo diskriminuese dhe proporcionale.