Trajneri i Radnickit nga Kragujevci, Zizovic, u rrëzua pranë fushës në mes të pjesës së parë, dhe ndeshja u ndërpre menjëherë.

Lojtarët kërkonin ndihmë me panik, dhe ambulanca mbërriti shpejt. Ai u vendos mbi barelë dhe u dërgua në spital, ndërsa spektatorët duartrokisnin për të mbështetur trajnerin 44-vjeçar.

“Pas rreth 15 minutash, u bë e ditur lajmi tragjik se Zizovic kishte ndërruar jetë në spital”, raporton “b92”.

Ndeshja midis Mladostit dhe Radnickit u ndërpre menjëherë në minutën e 41-të.

Zizovic kishte marrë drejtimin e ekipit të Kragujevcit vetëm disa ditë më parë, duke zëvendësuar Aleksandar Lukoviç