Egnatia ka fituar 5 me 1 ndaj Bylisit duke mos treguar aspak mëshirë në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Rrogozhinasit e patën në kontroll sfidën, pasi që në minutën e pestë ishte Kane që realizoi autogol.
Kane ishte antagonisti i sfidës për Bylisin sepse u largua me karton të kuq në minutën e 16-të. Nga ai moment, sfida foli vetëm për Egnatian.
Dopieta e Bakajokos dhe golat e Jahajës dhe Buriçit vulosën fatet e takimit. Egnatia mbetet në ndjekje të kryesuesve të Elbasanit dhe Vllazninë. Në anën tjetër Bylisi në zonën e ftohtë rrezikon rënien nga kategoria.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
EGNATIA 5-1 BYLIS







