Bajern nuk do ta pranoj pa rezistencë pezullimin e gjatë nga Liga e Kampionëve për sulmuesin Luis Díaz. Kampionët e Gjermanisë synojnë të arrijnë një ulje të dënimit duke apeluar në UEFA, siç konfirmoi drejtori sportiv Maks Eberl.
“Ne kemi kërkuar ta apelojmë vendimin,” deklaroi Eberl. “Nuk jam aq naiv sa të them se do të jetë vetëm një ndeshje pezullim. Nëse arrijmë ta ulim për një ndeshje, do të ishte fantastike.”
Nëse dënimi aktual mbetet në fuqi, Díaz do të humbas jo vetëm superndeshjen e së mërkurës ndaj Arsenalit, por edhe takimet pasuese në shtëpi kundër Sportingut dhe Union Sen-Gilua.
“Nuk po apelojmë sa për sy e faqe. Po apelojmë sepse, sipas nesh, kemi të drejtë në qëndrimin tonë që nuk duhet të ketë pezullim prej tre ndeshjesh,” theksoi drejtori i Bajernit Jan-Kristian Dresen.







