Monday, May 4, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPartizani U-19 kampion i vendit, edhe një shkodran protagonist i këtij suksesi

Partizani U-19 kampion i vendit, edhe një shkodran protagonist i këtij suksesi

Shkruar nga Endri ÇINARI

Partizani U-19 është shpallur kampion i sezonit 2025-26, duke konfirmuar epërsinë ndaj rivalëve me një ecuri të qëndrueshme gjatë gjithë kampionatit. “Të kuqtë” bënë diferencën në momentet vendimtare dhe e merituan plotësisht titullin.

Një nga emrat që spikati gjatë këtij sezoni ishte Nebi Qokthi, sulmuesi me origjinë nga Shkodra, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në disa ndeshje kyçe. Edhe pse pjesë e ekipit të parë të Partizanit dhe aktivizuar disa herë në Superiore, 19-vjeçari nuk hezitoi të ndihmojë skuadrën U-19 dhe ekipin “B” sa herë u kërkua.

Prania e tij në repartin ofensiv solli më shumë siguri dhe efikasitet për “demat” e vegjël, sidomos në sfidat ku kërkohej eksperiencë dhe zgjidhje konkrete në sulm. Qokthi tregoi pjekuri dhe përkushtim, duke u bërë një element i besueshëm për stafin teknik.

Me paraqitjet e këtij sezoni, Qokthi konfirmohet si një nga talentet më premtues të klubit. Partizani duket se beson shumë tek ai dhe tek promovimi i elementëve të rinj, ndërsa sulmuesi shkodran shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments