Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet më të fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, ku mes klubeve të përfshira figuron edhe Vllaznia. Sipas vendimit, klubit shkodran i është lënë një afat për të shlyer detyrimet financiare të prapambetura ndaj ish-futbollistit të tij, Liridon Latifi.
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka kërkuar respektimin e afateve të përcaktuara për përmbushjen e këtij detyrimi, ndërsa çështja lidhet me vendimet e organeve kompetente sportive në lidhje me pretendimet financiare të lojtarit.
Vllaznia tashmë duhet të veprojë brenda afatit të caktuar prej 30-ditësh, për të mbyllur këtë çështje dhe për të shmangur masa të tjera të mundshme disiplinore që mund të parashikohen nga rregulloret e FSHF-së.


