Vllaznia do të luajë miqësoren e radhës në fazën përgatitore për sezonin e ri. Shkodranët do të përballen me skuadrën që u rikthye në Superiore këtë sezon, Laçin.
Dueli do të zhvillohet në datën 29 korrik në orën 17:30 në “Loro Boriçi”.
Rikujtojmë që pas eliminimit nga Liga e Konferencës, kuqeblutë luajtën të shtunën në Ulqin ku u mposhtën me shifrat 2-1 nga vendësit e Otrantit.
Testet për skuadrën e Martinit do të vijojnë ku pritet të zhvillohen 4 ose 5 miqësore të tjera para nisjes së edicionit të ri në Superiore.


