...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARESot në orën 13.00 në “Reshit Rusi” një sfidë për të mos...

Sot në orën 13.00 në “Reshit Rusi” një sfidë për të mos u humbur, “Vllaznia B”- Egnatia

Sot ne oren 13.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi” do te zhvillohet ndeshja e rendesishme e kampionatit te kategorise se pare ajo ne mes “Vllaznia B” dhe “Egnatia” te Rrogozhines. Sigurisht qe tifozet shkodrane te merzitur me rezultatet negative te ekipit te pare nuk e kane shume mendjen tek ky takim, megjithate eshte nje perballje qe ia vlen per ta ndjekur.

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Ervis Kraja, do te kerkoje patjeter fitoren ne kete takim. Pjese e saj sot do te jene edhe disa futbolliste te cilet nuk kane luajtur dje me ekipin e pare ne Vlore dhe sipas rregullores mund te aktivizohen sot me ekipin e dyte. Kjo padyshim qe do ta beje edhe me te forte ekipin shkodran qe kerkon kesisoj fitoren e katert rradhazi ne kampionat. Nje fitore qe do ta ndihmonte ate shume per te arritur objektivin qe ka per te qene ne mes pese ekipeve me te mira te kampionatit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.