Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJShpikësi brazilian kërcënon FIFA-n: Dua 100 milionë euro për idenë që më...

Shpikësi brazilian kërcënon FIFA-n: Dua 100 milionë euro për idenë që më vodhën

Hejn Alemajn, një shpikës pajisjesh dhe sendesh sportive, kërcënon se do të hedh në gjyq organin më të lartë të futbollit, FIFA-n, sepse “i vodhi idenë” dhe dëmshpërblimi që ai kërkon është 100 milionë euro. Javën e kaluar, një gjykatë në Rio de Zhaneiro bëri të ditur se Alemajn kishte një liçensë për sprajin e përdorur nga arbitrat në ndeshjet e futbollit. Si rrjedhojë, gjykata urdhëroi FIFA-n të ndalojë përdorimin e sprajit në çdo kompeticion.

Edhe pse urdhëri u lëshua zyrtarisht, FIFA lejoi përdorimin e sprajit në Kupën e Botës për klube, event i cili u mbajt këtë dhjetor.

Në të kaluarën, FIFA ishte përpjekur që të blinte licencën për përdorimin e produktit duke ofruar 500 mijë euro, por marrëveshja mes palëve nuk u arrit asnjëherë sipas shpikësit brazilian. Alemajn thotë se iu deshën 15 vjet për të krijuar një shkumë e cila zhduket vetëm një minutë mbasi është hedhur në fushë dhe ai kërkon një dëmshpërblim prej 100 milion eurosh për përdorimin e jashtëligjshëm të sprajit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments