Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEFitorja e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, reagon Armand Duka: Kisha bindje dhe besim...

Fitorja e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, reagon Armand Duka: Kisha bindje dhe besim te vajzat dhe tek trajneri Grima

Katër pikë në dy ndeshje për ekipin kombëtar të femrave. Një rezultat që rrit dukshëm pritshmëritë e futbollit të femrave në vijimësi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka pas fitores së arritur sot me Bjellorusinë, 1-0 shprehet mjaft i entuziazmuar për një sukses të tillë të vajzave kuqezi:

“Jam shumë i lumtur për këtë rezultat pozitiv të skuadrës kombëtare të femrave.

Pas barazimit në Poloni kisha bindje dhe besim edhe në këtë takim për një rezultat akoma më pozitiv.

Një falenderim i veçantë për vajzat e skuadrës, si dhe për stafin dhe trajnerin Grima, të cilët kanë kryer një paraqitje shumë dinjitoze dhe produktive në këto dy takime eleminatore.

Më kënaq shumë vetëbesimi dhe grinta e këtyre vajzave në një skuadër me pritshmëri shumë të mëdha edhe për të ardhmen.

Futbolli i femrave mbetet një nga prioritetet tona absolute dhe FSHF do të vazhdojë ta mbështesë maksimalisht atë”- përfundoi Presidenti i FSHF-së, z.Armand Duka./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments