Federata Shqiptare e Futbolli, në 22 korrik hapi ankandin për emrin e ri të stadiumit i cili momentalisht quhet “Arena Kombëtare”, ku ftoi të gjitha kompanitë e interesuara të paraqisnin ofertat e tyre.

Diçka e tillë sipas FSHF-së do të bëhet për arsye se stadiumi duhet të mirëmbahet dhe një sponsor i tillë do të ishte një ndihmë shtesë.

Deri më tani, siç raporton Report TV, në këtë proces kanë marrë pjesë tre kompani, Bolv Oil, Vodafone Arena dhe Sigal. Federata Shqiptare e Futbollit nuk e ka nxjerr akoma një datë përfundimtare se kur do të mbyllet ankandi dhe deri më tani këto janë tre ofertat e vetme.

Në stadiumin që pritet të inagurohet në 17 nëntor në ndeshje ndaj Francës, kombëtarja shqiptare mund të luaj në një arenë me emër tjetër nga ai që jemi mësuar gjithmonë “Qemal Stafa”. Mundësia e emrave të rinjë mund të jenë; “Bolv Oil Arena”; “Vodafone Arena”; ose “Sigal Arena”.