Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE ShortcodesDemaj mund australianin në ndeshjen e parë të Botërorit

Demaj mund australianin në ndeshjen e parë të Botërorit

 

Ka nisur sot në Baku të Azerbajxhanit Kampionati Botëror i boksit amator ku merr pjesë edhe një ekip nga Shqipëria i përbërë nga tre boksierë dhe i drejtuar nga trajneri Zef Gjoni. Që në ditën e parë, ajo që ka rënë në sy ka qenë fitorja e boksierit shkodran Kristian Demaj.

Ai e ka nisur mbarë Botërorin duke mundur në sfidën e tij të parë një boksier nga Australia. Ndeshja ka patur shumë rivalitet brenda dhe në fund është fituar me pikë nga boksieri shqiptar 12-10. Kjo fitore i ka dhënë edhe më shumë zemër dy boksierëve të tjerë, Bilalit dhe Vrenozit që do konkurojnë në ditët e ardhshme. Fitorja e Demës është një sinjal i mirë për një paraqitje dinjitoze të boksierëve tanë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm ku marrin pjesë 700 boksierë nga e gjithë bota. Objektivi është për të zënë një vend në 8-she për të siguruar kështu automatikisht një biletë për në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm që zhvillohen në Londër.

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments