Pa patur shumë diskutime, brenda klubit shkodran, por edhe shumë dilema para takimit me Teutës, që nëse kuqeblutë nuk do të arrinin të fitonin, siç e bënë në realitet 3-1 në favor të tyre, dukej do të mbante përgjegjësi dhe do të penalizohej. Nën zë, thuhej se trajneri Mirel Josa do të vihej në pikëpyetje të madhe për vazhdimësinë e tij në krye të Vllaznisë, pas kësaj ndeshjeje, nëse nuk do të arrihej objektivi prej tre pikëve. Por ka qenë vetë tekniku tiranas, që në përfundim të takimit Vllaznia-Truta 3-1, i cili dukej edhe i qetë si rezultat ndoshta edhe i fitores, por në mënyrë të veçantë i entuziazmuar edhe nga reagimi i skuadrës pas pësimit të golit, është shprehur se nuk e ka vënë ndonjëherë në pikëpyetjen vazhdimësinë e tij në krye të Vllaznisë, pavarsisht se e ka quajtur këtë rezultat, edhe një sukses personal. “Për mua ka qenë një fitore e madhe, ajo ndaj Teutës, ka qenë një fitore personale, por këtë nuk e lidh me vazhdimësinë time në krye të Vllaznisë, sepse asnjëherë nuk kam menduar për këtë gjë dhe nuk kam arsye pse ta vë në diskutim. Kjo skuadër meriton vlerësimet më të mëdha dhe kam besim se kjo skuadër, së bashku të gjithë, do të ecë përpara”, ka mbyllur Josa, që ndoshta këtë fitore personale, mund të shkojë edhe përtej, tek kampi durrsak, që ndonjërin ka patur mundësinë për ta “thumbuar”. Festimi i Mirel Josës pas golit të dytë dhe të tretë të Vllaznisë, ka qenë jashtëzakonisht i veçantë dhe i pa parë ndonjëherë.