HomeKRYESOREUEFA merr vendim, dënon Liverpool dhe Manchester City

UEFA merr vendim, dënon Liverpool dhe Manchester City

Dy skuadrat më të mira në Premierligë aktualisht, Liverpool dhe Manchester City janë dënuar nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka shqiptuar dënime për Liverpool dhe Manchester City, shkaku i sjelljeve jo të mira të tifozëve.

Skuadrat janë ngarkuar me akuza dy javë më parë, kurse sot CEDB ka vendosur për dënimin e tyre.

City është dënuar me 15,750 euro pasi tifozët kanë hedhur sende në fushë gjatë fitores 2:0 kundër Dinamo Zagreb.

Liverpool në anën është dënuar me 10 mijë euro, pasi tifozët e ‘Reds’ u futën në fushë gjatë fitores 4:3 kundër Salzburg.

Nga UEFA janë dënuar edhe skuadra si Ajax e Valencia, por edhe Borussia Dortmund.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments