Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREInteri harron eliminimin nga Champions, transferon një super lojtar për 35 milionë...

Interi harron eliminimin nga Champions, transferon një super lojtar për 35 milionë euro

Interi nuk arriti dot për të dytin vit rresht të kalonte fazën e grupeve në Champions League, pas humbjes në shtëpi 1-2 ndaj Barcelonës. Pavarësisht shijes së hidhur që të lë eliminimi nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube, një lajm i madh vjen së fundi për tifozët zikaltër.

Sipas “Corriere della Sera”, Interi ka arritur marrëveshjen em Atalantën për transferimin e Dejan Kulusevski, për 35 milionë euro. 19-vjeçari është i huazuar te Parma këtë sezon dhe po bën super paraqitje, gjë që ka ngjallur interesin e shumë ekipeve të mëdha.

Megjithatë, që Kulusevski të transferohet në janar te zikaltrit duhet edhe miratimi i Parmës, që ka të drejtën ta mbajë futbollistin deri në fund të sezonit. Në rast se nuk ka marrëveshje me Parmën, Kulusevski do të transferohet tek interi vetëm gjatë merkatos së verës. /CNA.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments