Mirsad Jonuz ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij pavarësisht se Vllaznia u mund kundër Kukësit. Ai shtoi se në merkato duhen disa afrime.
“Kemi luajtur me Tiranën, Kukësin e Partizanin dhe i kemi humbur sepse janë më të mirat. Vllaznia është në ndërtim e sipër. Ka 4 muaj që është ndërtuar dhe më në fund Vllaznia është këtu. Kemi edhe dy ndeshje për të mbaruar fazën e dytë dhe besoj se marrim pikë mjaftueshëm.
Shumë pikë kemi lënë për mungesë koncentrimi dhe kemi pësuar dy gola në fillimet e pjesëve. Në të dytën e kishim të vështirë sepse ishte skuadra më e mirë në Shqipëri. Lojtarët e mi bënë maksimumin dhe normal është e vështirë të luash çdo 3 ditë.
Nuk është problem përgatitja fizike sepse janë mirë lojtarët në këtë aspekt. Kam thënë para 2 javësh dhe para 3 muajsh. Duhen edhe 2-3 lojtarë më të mirë te Vllaznia”, tha Jonuz. /VipSport/








