HomeKRYESOREE bujshme nga Gjermania, Granit XHAKA kalon në Bundesligë

E bujshme nga Gjermania, Granit XHAKA kalon në Bundesligë

Granit Xhaka duket se e ka vendosur largimin nga Arsenal. Pas konfliktit me tifozët, humbjes së shiritit të kapitenit dhe largimit të trajnerit Emery, 27 vjeçari ka zgjedhur si destinacion të mundshëm Gjermaninë.

Sipas Bild Sport, mesfushori i Zvicrës ka informuar shokët e skuadrës në Londër, se do të largohet drejt Berlinit. Skuadra e Herthës në kryeqytetin gjerman, pritet të jetë streha e re e kosovarit.

Xhaka u largua nga Gladbah drejt ishullit në verën e 2016 për shifrën e 45 milion eurove. Kontrata e mesfushorit luftarat skadon në qershorin e 2023, por gjasat janë që kjo mos e pengojë Xhakën të lëvizë në një ambient të ri.

Raportohet se menaxheri i Herthës së Berlinit, Michael Preetz ka udhëtuar drejt Londrës për detajet e fundit të transferimit. Falë investitorëve të rinj në klubin e Bundesligës, paga e lartë dhe kartoni i Xhakës nuk do të ishin problem për Herthën./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments