Me fitore e ka mbyllur javen e gjashte te kampionatit edhe ekipi i femrave AAS. Ai ka pritur ne Shkoder diten e sotme Skenderbeun te cilin e ka mundur me rezultatin 2-1.

Goli i pare i ndeshjes eshte shenuar nga futbollistja Ndoci ne minuten e 12-te nderkohe qe kater minuta me vone ka shenuar edhe Reshiti golin e dyte.

Ne fillim e pjeses se dyte ka qene ekipi mik qe ka ngushtuar shifrat me ane te futbollistes Repa, pikerisht ne minuten e 49-te megjithate nuk ka patur gol tjeter deri ne fundin e ndeshjes.

AAS ka fituar kesisoj 2-1 ndaj Skenderbeut dhe me kete trepikesh eshte ngjitur ne kuoten e 9 pikeve. Kjo ishte fitorja e trete e ekipit shkodran qe drejtohet nga trajneret Rakaj dhe Ujka.

Per momentin, AAS mban vendin e shtate ne renditje, me pike te barabarta me Partizanin qe renditet i gjashti. Ne javet e ardhshme pritet qe rezultatet e ketij ekipi te vijne duke u rritur./SHKODRA-SPORT.COM/