HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREAda humbet 0-3 në Lushnjë

Ada humbet 0-3 në Lushnjë

Në ndeshjen e javës së 14-të të kategorisë së parë, ekipi i Adës është mundur në shifrat 3-0 në ndeshjen që ka luajtur në stadiumin e Lushnjës ndaj skuadrës vendase. Pritej njëfarë reagimi i skuadrës velipojake e cila pas humbjes javën e kaluar në Velipojë me Luftëtarin, rregjistron edhe një tjetër disfatë duke bërë kështu që pozitat e saj në renditje të bien dhe tashmë renditet në vendin e nëntë në renditje. Ndërkohë Besëlidhja e Lezhës ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0 në fushën e saj ndaj Mamurrasit dhe tashmë renditet në vendin e tretë të renditjes. Objektivi i lezhjanëve është i qartë, dalja në Superligë megjithatë konkurrenca është shtuar shumë sepse janë disa ekipe që e pretendojnë këtë gjë.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments