Akademia Vllaznia ka arritur një barazim dhe një humbje në ndeshjet e kësaj jave, ndaj ekipeve rivale kryesore të saj, atyre të Shkëndisë së Tiranës. 17 vjeçarët kanë qenë ata që kanë barazuar ndërsa 19 vjeçarët shkodranë janë mundur me rezultatin 2-0. Takimet e luajtura në kryeqytet janë zhvilluar me një rivalitet të madh sepse vetë përbërjet e këtyre ekipeve dhe pozicionet e tyre në renditje, e mundësonin këtë gjë. Në ndeshjen e 17 vjeçarët, ka qenë ekipi vendas I Shkëndisë ai që ka shënuar I pari por më pas, me fillimin e pjesës së dytë, sulmuesi Rubin Hebaj ka fituar një 11-metërsh të cilin e ka kthyer vetë në gol. E gjithë ndeshja do të mbyllej në barazim 1-1. Me këtë pikë të marrë, skuadra e drejtuar nga trajnerët Alban Volumi dhe Nikolin Leka, është ngjitur në kuotën e 51 pikëve duke mbajtur vendin e katërt në renditje dhe duke qenë Brenda objektivave të saj për të hyrë në zonën e plej- ofit. Ndërkohë në ndeshjen e 19 vjeçarëve, Shkëndia e ka nisur mirë ndeshjen dhe ka arritur të shënojë dy gola që në pjesën e parë. Në të dytën, Vllaznia është munduar të reagojë, ka krijuar disa raste të pastra shënimi por nuk ia ka dalë dot të shënojë. Përfundimisht 2-0 për Shkëndinë që pas kësaj fitoreje, ngjitet në vendin e parë në renditje. Vllaznia ndërkohë ka zbritur në të dytin megjithatë javët që kanë mbetur do t’I shërbejnë kësaj skuadre për të korigjuar disa gjëra, pikërisht për ndeshjet e plej- ofit ku do të synojë titullin kampion.
© shkodrasport.com