Një aksident automobilistik ka ndodhu në Përrenjas, në aksin Librazhd-Përrenjas ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, njëri automjet është përmbysur.

“Balkan Web” bën me dije se në njërën nga veturat e përfshira në aksident, udhëtonte një katërshe gjyqtarësh që ishin nisur në drejtim të Maliqit,

duke qenë se ishin caktuar për të ndarë drejtësinë në takimin mes Maliqit dhe Termit, i vlefshëm për Kategorinë e Dytë.

Amarildo Gjeci, Ergin Morina, Xhuljan Rroshi dhe Daniel Vrapi ishin gjyqtarët e përfshirë në aksident dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Gjyqtarët e aksidentuar kanë marrë lëndime të lehta nga përplasja./vipsport/