Partizani do të luajë të shtunën në transfertën e vështirë të Shkodrës. Të kuqtë e drejtuar nga Giovanni Colella janë rikthyer dje në fushë duke nisur përgatitjet për këtë takim të rëndësishëm.
Pezullime nuk ka me gjithë grupin që është i gatshëm për të dhënë kontributin e vet në “Loro Boriçi”.Por, dy lojtarë kanë shqetësuar trajnerin italian. Bëhet fjalë për Andi Hadrojin dhe Massanga Matondon.
Pukiani la derbin pas një ngërçi në pulpë, ndërsa mesfushori afrikan ka ndjerë dhimbje në gju. Në këto kushte, stafi teknik ka vendosur ditën e djeshme që ai të përgatitet i veçuar duke kryer disa vrapime të lehta rreth fushës.
Ndeshja Vllaznia – Partizani është programuar të luhet të shtunën në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Keto dy ekipe u ndeshen edhe para 9 ditesh serish me njeri- tjetrin ne kuadrin e turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise dhe shkodranet fituan 3-1.
Por njekohesisht do te ndeshen edhe te merkuren qe vjen ne kryeqytet ne sfiden e kthimit te kupes dhe padyshim qe kemi te bejme me sfida shume interesante dhe qe do te percaktojne shume gjera sa i takon te ardhmes se tyre.