Juventusi kete sezon ka pasur luhatje te medha dhe eliminimi ne grupet e Champions, dalja nga gara per titull shume shpejt, por edhe sidomos eliminimi ne Kupen e Italise dhe vendi i trete ne renditje me friken e penalizimit qe mund te kthehet se shpejti, kane bere qe drejtuesit te mendohen per te ardhmen.

Mes roleve qe do te rishihen mund te jete edhe ai i Massimiliano Allegrit. Në fushë, gjërat nuk kanë qenë edhe aq më mirë. Klubi aktualisht ndodhet në vendin e tretë në Serie A, por pas 4 ndeshjesh pa fitore (3 humbje dhe 1 barazim) ka mare fitoren qe i ka dhene pak qetesi.

Kjo formë e dobët, e shoqëruar me një stil loje më pak se entuziaste dhe qe ka shkaterruar dhe frenuar talentin te bardhezinjte, cojne ne mendime se eksperienca e Allegrit ne stol mund te jete drejt fundit.

Dëshira e tifozëve të Juventusit mund të realizohen këtë verë pasi burimet kanë konfirmuar se klubi është gati të transferojë Allegrin në një rol të ri në Torino. Roli në fjalë do ta shihte Allegrin të bëhet drejtori i ri i futbollit të Juves, duke u bërë një pjesë kyçe e grupit të ri drejtues të klubit të udhëhequr nga Gianluca Ferrero pas largimit të Andrea Agnelli.