Nga Gjergj KOLA
Në historinë e futbollit shkodran janë të shumtë ata që kane lene gjurme me aktivizimin e tyre. Dikush permendet me shume dhe dikush me pak, megjithate secili ka dhene kontributin e tij me aq sa ka mundur.
Sot do te ndalemi tek njeri prej tyre, pikerisht Kol Gjoni (Belaj). Kjo sepse dita e sotme, perkon me 81 vjetorin e lindjes se tij. Ai ka lindur me 27 tetor te vitit 1942 dhe ne rinine e tij zgjodhi te merrej me futboll.
Pas aktivizimit me ekipin e te rinjve te Vllaznine, ne fillimin e viteve ’60 kalon tek ekipi i pare dhe menjëherë ka spikatur për talentin e tij.
Në vitin 1965 ka arritur të fitojë Kupën e Republikës bashkë me futbollistët e tjerë shkodranë si Selami Dani, Frederik Çapaliku, Paulin Ndoja, Menduh Dedja, Hajrullah Lekaj, Nikoll Gjergji, Sadetin Zmijani, Sabah Bizi, Mehdi Milla etj.
Kol Gjon Belaj u detyrua ta linte futbollin në vitin 1967 për shkak të një dëmtimi të rëndë në këmbë, pikërisht në moshën kur mund t’i jepte shumë kësaj skuadre.
Ai ka vazhduar të qëndrojë pranë skuadrës së tij të zemrës duke marrë pjesë në të gjithë takimet e veteranëve që janë zhviluar ne Shkoder dhe jo vetem.
Mbrojtësi i njohur i viteve ’60, u nda nga jeta ne ditet e para te shtatorit te vitit 2016, por kuptohet qe la pas nje emer te mire si nje lojtar me vlera dhe po ashtu edhe nje njeri shume i mire.
Gjergj KOLA