Ne futbollin e moshave ne Shkoder prej shume vitesh kane dhene kontributin e tyre shume trajnere te cilet jane munduar te bejne me te miren dhe nga duart e tyre kane dale jo pak lojtare te talentuar.

Sot do te ndalemi tek njeri prej tyre, pikerisht Kastriot Preka i cili prej 20 vitesh po kontribuon ne kete drejtim. Do te ndalemi sot tek ai ngaqe ka ditelindjen dhe mbush 50 vjeç. Ka lindur ne Shkoder me 25 prill 1973 dhe jeten e tij ia ka kushtuar futbolit.

Ka meriten sepse eshte nder themeluesit e shoqates sportive “Labeat”, te cilen vazhdon ta drejtoje edhe sot e kesaj dite, madje duke qene edhe vete trajner me disa grupmosha.

Por nderkohe gjate ketyre viteve, Preka ka punuar edhe me ekipe te tjera si tek “Djelmnia shkodrane” nderkohe qe ka qene edhe trajner i ekipit te futbollit te femrave “Juban Danja”.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron Kastriot Prekes edhe 100 vite te tjera te lumtura dhe po ashtu edhe nje karriere sa me te sukseshme si trajner ne te ardhmen!
© shkodrasport.com