Ne Shkoder jane te ndare me dysh sa i takon te ardhmes se sulmuesit Haris Dilaver. Nje pjese e mire, kryesisht tifoze, mendojne se boshnjakut nuk duhet t’i ofrohet rinovim sepse nuk eshte tipi i sulmuesit qe garanton shume gola.

Por ne krahun tjeter dhe ketu futen edhe specialiste futbolli, jane nje pjese qe mendojne se ai e ben me se miri rolin e tij. Nuk eshte golashenues tipik, por shenon, asiston dhe ne kushtet kur kampionati shqiptar vuan per sulmues cilesor, ai eshte i pelqyeshem.

Mbreme “Shkodra Sport” publikoi nje lajm ku shkruhet se divorci ne mes Vllaznise dhe Dilaver dukej prane, edhe ngaqe ne ndeshjet europiane, ai ka perfunduar ne stol.

Poshte ketij shkrimi ka patur shume komente, por ne kemi evidentuar njerin prej tyre. Ate te ish- futbollistit te Vllaznise Amarildo Belisha. Ish- mesfushori i njohur eshte i mendimit se nese nuk i ofrohet rinovim kontrate ketij lojtari eshte nje gabim i madh. Ja si e shpjegon Belisha kete gje:

“Gabim I madh nese nuk i ofrohet rinovimi. Vllaznia nuk e ka luksin te lere nje futbollist profesionist si Dilaver qe i ka sherbyer ekipit ne çdo ndeshje, madje altruist qe ka sakrifikuar edhe lojen e tij per t’i sherbyer ekipit.

Me thoni ju nje sulmues qe ka shenuar me shume se ai tek Vvllaznia ne nje sezon qysh se ka lane futbollin legjenda Sinani. Tifozet dojne me ba gol sa here kap topin, por ato qe jane te fushes shohin ma larg dhe gjana ma te rendesishme.

Nuk eshte mire te flitet lart e poshte per lojtaret. Stafi e njeh ma mire, por per mua Vvllaznia ka dhe do kete nevoje per Dilaver. Gjithsesi koha do ta tregoje”./SHKODRA-SPORT.COM/