Pak kohë më parë u zyrtarizua gjithçka. Volejbollistja shkodrane Amela Qershia ka fituar të drejtën të vazhdojë studimet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po ashtu, atje do të vazhdojë edhe karrierën sportive me ekipin MSU Denver Voleyball.

Ka qenë ky i fundit që i bëri jehonë ardhjes së kësaj lojtareje të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, ndërkohë që Amela gjatë kësaj periudhe i dha fund aktivizimit me ekipin shkodran dhe gjërave të tjera, duke u bërë tashmë gati për të nisur një aventurë të re.

Përpara nisjes, “Shkodra Sport” ka zhvilluar një intervistë me pasuesen 19 vjeçare, intervistë që keni mundësi ta ndiqni më poshtë:

– Amela përshëndetje. Sërish në Shkodër apo keni nisur tashmë aventurën tuaj të re amerikane?
Jo, kalova këto festa pranë familjes dhe njerëzve të mi të dashur këtu në Shkodër dhe do të nisem drejt Amerikës më 10 janar.

– Si e përjetuar largimin nga Vllaznia?
Largimi nga Vllaznia nuk ka qene aspak i lehte pasi eshte skuadra e qytetit ku une kam lindur dhe aty jam formuar si lojtare dhe kam dhene kontributin tim prej 6 vitesh.

– Në ndeshjen e fundit, stafi teknik dhe shoqet e ekipit ju bënë një surprizë të bukur. Si u ndjeve në ato momente?

Ishte nje surprize per mua pasi nuk e prisja dhe nje gjest shume i mire nga ana e trajnereve dhe shoqeve te ekipit te cilin une e vleresoj shume dhe gjej rastin t’i falenderoj te gjithe publikisht.

– Cili është momenti yt më i bukur tek Vllaznia gjatë këtyre viteve?
Jane shume momente te bukura pergjate ketyre 6 viteve si brenda fushes po ashtu dhe jashte saj, por do veçoja si me te bukurat, te qenurit kampion me Vllaznine e te rejave per 4 vite me rradhe. Po ashtu, edhe kalimi ne ekipin e te rriturave eshte nje tjeter moment i bukur, ku nga pervoja me kete ekip do me ngelet ne mendje ndeshja dhe permbysja e rezultatit kunder Partizanit.

– Çfare ju pret ne Amerike?
Ne Amerike me pret nje vit mjaft intensiv si nga ana akademike po ashtu dhe sportive.

– Mendoni se do te keni një karrierë të suksesshme në volejboll edhe atje?

Une mendoj qe me pune arrihet dhe rezultati keshtu qe do punoj fort per te dhene edhe atje nje kontribut.

– Së fundi, meqenëse do të jeni larg, do të jetë kjo një pengesë për t’iu bashkuar kombëtares kur ajo t’iu thërrasë?
Sigurisht qe kombetarja ka qene dhe do vazhdoje te jete nje nder ekperiencat e mia me te bukura si sportiste. Une shpresoj shume qe te kem mundesi ta vazhdoj kete eksperience me kombetaren ne te ardhmen.
© shkodrasport.com