Sulejman Starova, pasi analizoi ndeshjen Kukësi-Laçi, e kaloi fokusin e tij te takimi në Shkodër, mes Vllaznisë dhe Tiranës. Edhe pse bardheblutë triumfuan 0-1 disi me fat pas “asistit” të Sherrit, Starova është i mendimit se ky triumf i kryeqytetasve, ishte më se i merituar.

“Për dy-tre minuta, ishte fitore e stër-merituar e Tiranës. Kur analizon ndeshjen, duhet të flasim për të dyja ekipet. Ishte pjesë e parë monolog, dominoi Tirana. Sherri është përmendur për rastin negativ, që i dha fitoren Tiranën, por ka bërë 2-3 pritje shumë të mira.

Egbo pranon që i ka thënë skuadrës të jetë më cinike në pjesën e dytë, i vetmi aksion i Vllaznisë në 90 minuta, një top i gjatë, dyshja e Tiranës çedon, Lika shpëton skuadrën. Fitore e merituar për Tiranën, Vllaznia ka humbur me të fortat këtë sezon, por ka luajtur shumë herë më mirë.

Analizë 90 minuta, një aksion i Vllaznisë. Tirana dominoi, në minutën e 85-të, Sherri ndihmon Tiranën dhe kalon në avantazh. Tirana në pjesën e dytë, vetëm Cobbinah ka dalë para porte dy herë, në minutëne 82-të mos gaboj dhe kur shënoi. Egbo e ka thënë vetë se e ka tërhequr ekipin në pjesën e dytë”./abcnews/