Real Madrid ndodhet në Riad pasi sonte do të përballet me Barcelonën për Superkupën e Spanjës.

Ylli portugez Kristiano Ronaldo ka marrë shkas nga ky fakt për të takuar në kampin stërvitor ish-shokët e tij të skuadrës dhe Karlo Ançelotin.

Pas takimit, tekniku italian është shprehur se CR7 është dukshëm i motivuar dhe i lumtur.

“E pashë Kristianon shumë të motivuar dhe të lumtur. Mendoj se ai mori vendimin e duhur duke u transferuar te Al-Nassr,” u shpreh Ançeloti.